Kakavijë, kapen 150 mijë euro të padeklaruara

07/02/2016 00:00

Dogana e Kakavijës, në bashkëpunim Antikontrabandën dhe Policinë Kufitare të Gjirokastrës, gjatë një kontrolli në autobusin e linjës Vlorë-Athinë, kapën një sasi prej 150 mijë eurosh të padeklaruara.

Sasia monetare gjendej në valixhen personale të shtetasit me inicialet A.S.

Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin për veprën penale “mosdeklarim të vlerave monetare në kufi”.

Ndërkohë, po punohet për të zbuluar burimin e prejardhjes së kësaj sasie eurosh.

Top Channel