Kanabisi, luftë me foto. Tahiri i përgjigjet Berishës

30/05/2016 00:00

Fotot e parcelave me apo pa hashash, janë kthyer në armë të luftës politike, këtë herë në rrjetet sociale. Ish-kryeministri Berisha publikoi të dielën një foto, duke dhënë si pozicionim gjeografik të saj, Lumin e Vlorës.

Në foto duket një person që ruan parcelat me hashashin e rritur në lartësi të madhe, e pazakontë për këtë periudhë të vitit. Ministri Tahiri është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, me foto në “Facebook”, por edhe me leksione gjeografie. Ministri Tahiri përcakton se foto është e kohës së qeverisjes së Berishës dhe në grykën e Sopotit.

Në fotot e ministrit, duken elementët e ngjashëm me foton e parë, depozita e ujit, rruga, ndarja me gardh dhe mure, por pa hashash. Hapësira që në foton e ish-kryeministrit është plot me hashash, tani duket një fushë djerrë, ku kullosin shumë pak bagëti. Lufta nuk mbaroi me kaq, një ditë më pas, ish-kryeministrin publikon të tjera foto, plot me hashash, duke përcaktuar edhe vendin, Lushnjë e Fier.

Ministri sërish ka bërë verifikime, këtë herë jo në terren, por në Google dhe ka gjetur që fotot e publikuara si akuzë ndaj tij në të vërtetë janë foto të marra nga faqet e një reviste, e cila flet për fushat me hashash në Kolorado apo në Zvicër.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel