Nishani mesazh homologut gjerman për sulmet në Mynih

23/07/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, shpreh ngushëllimet më të ndjera për viktimat e pafajshme dhe solidaritetin për popullin gjerman, duke dënuar njëkohësisht me forcë aktet ekstreme dhe kriminale terroriste në Mynih.

“Aktet e djeshme ekstremiste dhe kriminale terroriste në Mynih, ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë u lënduan, mes të cilëve edhe disa me kombësi shqiptare, më tronditën shumë. Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë!”, shkruan Presidenti.
 
“I dënoj me forcën më të madhe këto akte të nxitura nga organizata terroriste e që përmes radikalizimit të të rinjve apo njerëzve në dëshpërim, kërkojnë të terrorizojnë qytetarët tanë e të ndjellin frikë e panik në jetën e tyre të përditshme”, vijon letrën e tij Nishani.
 
“Në këto momente tronditjeje dhe dhimbjeje për Gjermaninë, unë dhe populli shqiptar jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, me ju dhe me popullin gjerman”, mbyll mesazhin kreu i shtetit.

Top Channel