Njohja nga BE, Idrizi: Ora e bardhë e Çamërisë

28/09/2016 00:00

Kërkesën zyrtare të Komisionerit Hahn për të trajtuar çështjen çame në kuadër të axhendës së çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve, Kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi e konsideroi si  ora e bardhë për Çamërinë.

Në deklaratën e tij, Idrizi shprehet se ka përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa për të  punohet çdo ditë.

“Një punë e palodhur për kauzën tonë të rikthimit të dinjitetit të popullsisë martire çame, që u fut zyrtarisht në axhendën zyrtare të Bashkimi Europian. Kjo është fitorja e radhës”, mbyll deklaratën e tij Shpëtim Idrizi.

Top Channel