Renditja e Champions, ku “përhumbën” ekipet shqiptare

23/01/2017 00:00

Jemi në mesin e sezonit të 25 të Champions League, nëse llogaritet dhe kur turneu quhej Kupa e Kampioneve, e pikërisht para eliminimeve direkte, UEFA ka nxjerrë edhe renditjen historike të trofeut me “veshë të mëdhenj”. Por në çfarë vendesh përhumbën ekipet shqiptare që kanë marrë pjesë ndër vite.

Tirana është ekipi që ka marrë pjesë plot 13 herë në turneun elitar të klubeve kontinentale dhe për këtë meriton renditjen më të mirë mes shqiptarëve. Bardheblutë kanë zhvilluar në total 36 ndeshje dhe kanë, sipas portalit të UEFA-s, 18 pikë. Kjo i mundëson ekipit kryeqytetas një pozicion modest si ai i 138.

Skënderbeu që ka dominuar kategorinë Superiore në vitet e fundit, por ka impresionuar gjithashtu me rrugëtimin kontinental, ndodhet në vendin e 159 në analizën historike të Champions. Skuadra korçare ka në total 15 pikë.

Partizani është ekipi i tretë më i mirë shqiptar në Champions, me 9 ndeshje të luajtura dhe 11 pikë. “Demat e kuq” disi larg lavdisë së dikurshme, shpresojnë se ky vit do të jetë ai i duhuri për të rikthyer titullin.

Ndërkohë, ka vend në renditje edhe për ekipe të tjera shqiptare që kanë lënë shenjë. Vllaznia e Shkodrës ndodhet në vendin e 266, Dinamo mban vendin e 271 por larg lavdisë së dikurshme ku përfaqësohej në Europë dhe fitonte kampionate, ndërsa Flamurtari mban vendin e 351 në Champions.

Top Channel