Vdekjet e pasagjerëve gjatë fluturimeve nuk duken si gjëra që ndodhin shpesh. Por, sipas statistikave, humbja e jetëve gjatë kohës sa aeroplanët janë në ajër është një gjë e paevitueshme. Rreth 3.6 miliardë njerëz i shfrytëzojnë rrugët ajrore për transport gjatë vitit. Çfarë ndodh nëse një pasagjer humb jetën gjatë fluturimit? Aeroplanët e kompanisë Singapore Airlines e kanë një hapësirë të posaçme ku vendosen trupat e pajetë deri kur aeroplani të arrijë në cak. “Nëse një incident me pasoja fatale ndodh në ajër, ekuipazhi ynë është i trajnuar për të reaguar në këto situata. Pilotët kërkojnë menjëherë një pistë për të ateruar, duke kërkuar edhe që ndihma mjekësore të jetë gati”, thotë zëdhënësi i kompanisë angleze RyanAir. Shpesh, trupat e pajetë të pasagjerëve mbahen diku në fund të ulëseve apo në dhomat e vogla ku rrinë stjuardesat. Megjithatë, procedurat ndryshojnë varësisht nga kompania e fluturimit. Qëllimi i çdo ekuipazhi është që trupat e njerëzve të vdekur të mbahen larg pasagjerëve të tjerë.