Sekretariati për Çështje Evropiane sot organizon Konferencën ndërkombëtare “Praktika të mira nga vendet anëtare të BE-së në ofrimin e trajnimit”. Konferencën, siç paralajmërohet, do ta hapë Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Arbër Ademi, përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup si dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.