Hamilton i pandalshëm, “pole position” i 66-të

24/06/2017 00:00

Lewis Hamilton konfirmoi edhe në pistën azere formën e tij perfekte që po kalon në Formula 1.

Piloti britanik i Mercedes u rendit i pari në provat zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë, të vlefshme për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Valtteri Bottas do të niset i dyti dhe menjëherë pas tij dy Ferrarit, me Kimi Raikkonen të tretin dhe Sebastian Vettel të katërtin.

Ky ishte “pole position” i 66 për Lewis Hamilton, që tashmë ndodhet vetëm dy “pole position” larg rekordit të Michael Schumacher.

Gara për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit zhvillohet të dielën në orën 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Top News.

Top Channel