Video

Përmbledhje e KTV-së për festën e nesërme të Bajramit

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, qytetarët e besimit islam i kanë uruar zyrtarë institucionalë dhe liderë politikë të vendit, raporton KTV .

Namazi i Fitër Bajramit falet të dielën në orën 05:37 minuta dhe ceremonia kryesore do të mbahet në Xhaminë e Madhe, Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë Duke rikujtuar që kjo festë vjen pas një muaji agjërim, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava porositi që në përditshmëri ta kultivojmë paqen, mirëqenien dhe solidaritetin.