Xhaka nuk grumbullohet, Lenjani e Kukeli titullarë

20/08/2017 00:00

Baseli ka ngecur në barazim 1-1 ndaj Luganon, në një takim ku futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka nuk ishte as në stol.

Ende nuk dihet nëse mesfushori shqiptar mungoi për shkak të ndonjë dëmtimi, apo ndonjë arsye tjetër, por Xhaka nuk ka qenë ndër të preferuarit e trajnerit të Baselit në këtë fillim sezoni.

Nga ana tjetër, kanë luajtur për 90 minuta dy futbollistët e tjerë të kuqezinjve, Kukeli dhe Lenjani, në ndeshjen Sion-Luzern, e mbyllur gjithashtu në barazim 1-1.

Sioni, i drejtuar nga ish zv/trajneri i kombëtares, Paolo Tramezzani, pas startit pozitiv me dy fitore, ka regjistruar dy humbje dhe një barazim, në tre ndeshjet e fundit.

Top Channel